Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në orën 14:30

No image

Derbi i xhiros së 10-të në LPFM ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës është caktuar të luhet të më 14-të tetor, për shkak se të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në vend.

Shkëndija fundjavën e ardhshme rrikthehet në aksion pasi vazhdojnë garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Komisioni për gara pranë FFM-së në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme për shkak se të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në vend kanë zhvendosur për 24 orë ndeshjet e xhiros së 10-të dhe të njejtat do të luhen një ditë më herët. Kështu përballja Vardari-Shkëndija do të zhvillohet të shtunën (14 tetor) në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me fillim në orën 14:30.