Vardari rival në 1/8 e finales së Kupës

No image

Shkëndija do të përballet me Vardarin e Shkupit në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shorti i hedhur sot në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë ka caktuar Vardarin rival të kuqezinjëve tanë në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Vendit. Takimi i parë do të luhet më 25 shtator në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në Tetovë do të zhvillohet më 30 tetor.
Shkëndija kaloi në këtë fazë pasi në 1/16 e finales eliminoi Gostivarin me fitore 4:1, ndërsa Vardari ishte bindës 5:0 ndaj Kamenica Sasa-s.