PREVIEW | Vardar vs Shkëndija

No image

Shkëndija të mërkurën në Shkup kundër Vardarit zhvillon ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Me seri pozitive prej tre fitoreve të njëpasnjëshme, futbollistët dhe stafi teknik i Shkëndijës për një çast duhet të lënë anash kampionatin dhe të kthejnë vëmendjen ka Kupa e vendit. Të mërkurën në program është dueli i parë i 1/8 së finales dhe kuqezinjtë do të luajnë në transfertë me Vardarin. Orari i ngjeshur i ndeshjeve nuk len shumë hapsirë për pushim dhe pas fitores të së dielës ndaj Struga Trim Lum futbollistët kuqezi menjëherë kthyen fokusin e punës për takimin e rradhës.

Të rejat në skuadër
Stafi teknik nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion për transfertën me Vardarin edhe pse i detyruar nga ritmi i ngjeshur i ndeshjeve ka paralajmëruar rotacion në formacion. Shkaku i lëndimit jashta kombinimit mbetet Zija Merxhani, ndërsa trajneri Erhan Selimi para ndeshjes varësisht me gjendjen e futbollistëve tjerë do të vendos për formacionin që do t’i kundërvihet rivalit shkupjan.

Kundërshtari
Shkëndija dhe Vardari janë dy ekipet që diskutojnë titullin e kampionit në 6-të vitet e fundit. Kuqezinjtë tanë dy sezonet e fundit dominojnë skenën vendore dhe kjo kampanjë duket se sërish do të sjellë të njejtën betejë. Sa i përket garës së Kupës për periudhën e lartpërmendur Shkëndija dominon tërësisht në përballjet mes veti. Kjo do të jetë hera e 6-të në 8-të vitet e fundit që në kuadër të fazës së eliminimit në Kupë ndeshen Shkëndija dhe Vardari. Në pesë herët paraprake kuqezinjtë tanë janë kualifikuar në katër raste, ndërsa vetëm një herë janë eliminuar.

Dueli i parë i 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës luhet të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 15:30.