UYL | Shkëndija U19 vs Dynamo Kiev U19

No image

Dynamo Kiev U19 8 – 0 Shkëndija U19

Shpresat kuqezi humbin sfidën e parë me Dinamo Kievin

Shpresat e Shkëndijës sot zhvilluan takimin e parë të xhiros së parë eliminatore të UEFA Youth League, duke u mundur 8:0 nga Dinamo Kievi. Kuqezinjtë për herë të dytë në histori marrin pjesë në eliminatoret e UEFA Youth League, version i Champions League për futbollistë të moshës nën 19 vjeç, por shorti nuk ishte me fat kur i vuri përballë gjigandëve ukrainës, Dinamo Kiev. Duke fituar titullin e kampionit për të tretin vit me rradhë në Super Ligën e Maqedonisë së Veriut për Juniorë, shpresat kuqezi shijojnë kompetecionin europian për herë të dytë, pasi në vitin 2017 u përballën me FC Nitra nga Sllovakia.

Takimi në stadiumin “Valeri Lobanovsky” në Kiev të Ukrainës u dominua nga Dinamo Kiev që posedon një akademi shumë cilësore me kuqezinjtë që bazuar në rezultatin e sfidës së parë janë thuajse të eliminuar dhe në revansh do të kërkojnë përmirësimi i imazhit.

Takimi i kthimit në Shkup është programuar për datën 23 tetor. ​

______________________________________________________________________________________________________

Shpresat kuqezi të martën në orën 16:00 në Kiev të Ukrainës përballen me Dinamon në xhiron e parë eliminatore të UEFA Youth League.

Skuadra U 19 e Shkëndijës për herë të dytë në historinë e saj do të merr pjesë në eliminatoret e UEFA Youth League, version i Champions League për futbollistë të moshës nën 19 vjeç, që të martën i vë përballë gjigandëve ukrainës, Dinamo Kiev. Duke fituar titullin e kampionit për të tretin vit me rradhë në Super Ligën e Maqedonisë së Veriut për Juniorë, shpresat kuqezi do të shijojnë kompetecionin europian për herë të dytë, pasi në vitin 2017 u përballën me FC Nitra nga Sllovakia.

Ekspedita kuqezi tashmë gjendet në Kiev të Ukrainës, ku të martën nga ora 16:00 në stadiumin “Valeri Lobanovsky” do të zhvillojmë përballjen parë me ekipin U19 të Dinamo Kievit. Ndeshja e kthimit në Shkup është programuar për datën 23 tetor.