UEFA sjell vendim për regjistrimin e Valmir Nafiut

No image

Komisioni për Gara pranë UEFA-së ka regjistruar Valmir Nafiun si lojtar të ri të Shkëndijës dhe sulmuesi tashmë ka të drejtë loje që në takimin e rradhës me Sheriff Tiraspolin të martën në Moldavi.

Shkëndija në Moldavi do të jetë me një opsion shtesë në sulm, pasi të drejtë loje ka marrë përforcimi i fundit, Valmir Nafiu. I ardhur në rradhët e skuadrës kuqezi të hënën, 24 vjeçari regjistrohet nga Komisioni për Gara pranë UEFA-së dhe tashmë është në shërbim të stafit teknik. Duke llogaritur lëndimin e Radeskit dhe periudhën e nevojshme për rikuperim, gjithsesi se ardhja e Nafiut për trajnerin Osmani është lajm pozitiv. Ditët në vijim sulmuesi do të ketë më shumë mundësi të njihet me grupin, ndërsa stafi teknik do të vendos nëse ai do të jetë fati për të konkuruar për sfidën e kthimit të martën në Moldavi kundër Sheriff Tiraspolit.