U19: Ramadani dhe Gafur për fitore në fushë të Pelisterit

No image

Shkëndija U19 kthehet me tre pikë nga Manastiri, pasi mundi Pelisterin me rezultat 0:2. Pas pjesës së parë pa gola, Ramadani dhe Gafuri në fraksionin e dytë shënuan golat e tre pikëve.

 

Edhe skuadra U19 e Pelisterit dorëzohet para shpresave kuqezi, që rëmbejnë tre pikë në duelin me manastirasit në kuadër të xhiros së 17-të në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë. Ekipi i Bekim Osmanit në këtë ndeshje hyri me alternativë të vetme fitoren, mirëpo sulmet e vazhdueshme nuk sollën ndryshim dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0. Shkëndija U19 vazhdoi me tempo të njejtë në vazhdim dhe ndryshimi do të vinte në minutën e 54-t kur Florent Ramadani shënoi për 0:1. Vendasit provuan të kundërpërgjigjën por hasën në menaxhim të mirë të lojës nga kuqezinjtë, ndërsa gjithë dilemat u shuan në minutën e 85-të kur Mevlan Gafur shënoi për 0:2. Kështu Shkëndija U19 arkëton tre pikë të reja dhe vazhdon ecurinë e sigurtë drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në këtë kategori.

 

PELISTERI U19-SHKËNDIJA U19 0:2 (0:0)
Golashënues: 0:1 Florent Ramadani 54’, 0:2 Mevlan Gafur 85′
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Aliu, Beqiri, Osmani, E. Luma, Rexhepi, Rasimi, Ramadani, Ibraimi.
Luajtën edhe: Gafur, Mehmedi dhe Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani

LEXO:  Shkëndija U 18 mundet në Manastir