U19 demolojnë Shkupin në Çair

No image

Të rinjtë “kuqezi” nën drejtimin e Jeton Beqirit marrin fitoren e rradhës, duke fituar bindshëm 5:2 Shkupin në Çair. Bajrami  shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Zeqiri, Shefiti dhe Agushi.

Shkëndija U 19 shënon fitore të thellë 5:2 në transfertën me Shkupin në ndeshjen e xhiros së 19-të në Super Ligën e Maqedonisë për të rinjë, duke vazhduar luftën e balansuar për vendin e parë me Vardarin. Shëndija dominoi në fushë të Shkupit dhe pas pjesës së parë pa veten në epërsi 0:2 me golat e Artan Bajramit (27’ dhe 39’). Shkupi në fillim të pjesës së dytë zbuti rezultatin në 1:2, mirëpo Shkëndija shpejt përgjigjet me dy gola kur Rihan Zeqiri në minutën e 61 dhe Shefit Shefiti në të 65-ën çojnë shifrat në 1:4. Shkupi në minutën e 77-të shënoi gol për 2:4, mirëpo deri në fund Shkëndija me anë të Riad Agushit gjeti golin e pestë, duke mbyllur takimin me fitore bindëse 5:2. Pas 19-të xhirove Shkëndija ndan pozitën e parë me Vardarin me nga 50-të pikë të tubuara, ndërsa të shtunën e ardhshme përballen mes veti në Tetovë në kuadër të xhiros së 20-të.

 

Humbje minimale për U 18 

Gjenerata U 18 e Shkëndijës ka pësuar disfatë 1:0 në transfertën me Shkupin në Çair.

Në një ndeshje të balansuar, kadetët e Shkëndijës dolën të mundur në xhiron e 19-të pasi humbën 1:0 në takimin si mysafirë me Shkupin. Dy ekipet kërkonin shansin e tyre për të shënuar, ndërsa episodi që vulosi fatin e takimit ndodhi në minutën e 36-të kur Besart Kalisi shënoi në portë të Shkëndijës, duke i dhënë Shkupit epërsi 1:0, që në fund  u tregua rezultat përfundimtar i ndeshjes përkundër tentimeve të “kuqezinjëve” për të barazuar.