U 21 | Totre me ftesë për Malin e Zi, Bejtullai, Murati dhe Radeski për Bullgarinë

No image

Maqedonia U 21 për testin me Malin e Zi ka ftuar Ennur Totren, ndërsa në testin me Bullgarinë thiren Bejtullai, Murati dhe Radeski.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka shpallur dy lista të ndryshme të futbollistëve në të cilët do të llogarisë në takimet kontrolluese me Malin e Zi më 24 mars dhe Bullgarinë më 28 mars. Për takimin e parë me Malin e Zi në të cilin do të provohen futbollistët që parashihen për ciklin e ardhshëm kualifikues për KE të vitit 2019 në Itali, nga radhët e Shkëndijës është ftuar Ennur Totre. Ndërkohë 4 ditë më vonë për ndeshjen me Bullgarinë do të testohet forma e futbollistëve që planifikohen të jenë pjesë e përfaqësueses U 21 në Kampionatin Evropian për të rinjë verën e ardhshme në Poloni dhe në këtë ndeshje nga tabori “kuqezi” janë ftuar Egzon Bejtullai, Mevlan Murati dhe Marjan Radeski.