Triumfi në garën për Kupën e Maqedonisë i sjell surpriza z. Lazim Destani

No image

Emocionet për triumfin e Shkëndijës në Kupën e Maqedonisë akoma po vazhdojnë. Ndër urimet e shumta që i kanë arritur këto ditë z. Lazim Destani po i veçojmë dy prej tyre që i sollën kënaqësi të veçantë.tortaShkup
Në udhëtimin e tij të parë pas kësaj fitore të shënuar, në ambientet e aeroportit të Shkupit, Lazim Destanin e priste dhurata me skenarin e përgatitur enkas për këtë triumf. Duke e pirë kafenë para udhëtimit të tij drejt Berlinit, z. Destani i ndodh surpriza e këndshme kur disa vetë nga personeli i klasit të parë të aeroportit i afrohen te tavolina e tij me një dhuratë në duar. Menaxhmenti i lartë i aeroportit ishte përkujdesur në mënyrë të veçantë për klientin e tyre special duke e pritur me tortën dhe urimet e tyre të ngrohta për fitoren e Shkëndijës në finalen e Kupës. Ky gjest i tyre i ka sjellë gëzim e kënaqësi z. Destani për nderin që i bëhet atij, si dhe për vlerësimin e suksesit të skuadrës kuqezi.

toretaBerlin
Me të arritur në Berlin, Lazim Destanin e pret surpriza tjetër. Këtu, një grup bashkatdhetarësh të njoftuar paraprakisht për arritjen e tij, e presin atë me tortën e tyre speciale të dizajnuar me logon e Shkëndijës dhe foton pikante nga ceremonia e pranimit të trofeut në stadiumin e Shkupit.
KF Shkëndija, në emër të sponsorit të klubit, e falënderon personelin e aerportit të Shkupit që nderoi z. Destani, falënderon gjithashtu tifozët nga Berlini si dhe gjithë miqtë e tjerë që na kanë përcjellë urime për këtë fitore të Shkëndijës.

Tags

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.