Trajneri Gjoka flet për fazën përgatitore

No image

Shkëndija ka përfunduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa pak para nisjes për në Tetovë, trajneri Ernest Gjoka për kanalin e klubit ka folur në lidhje me vlerësimin e tij për punën e bërë deri tani.

  • Përgatitjet në Antalia shkuan mirë dhe shfryëzuam kushtet e këtushme”
  • Testet me skuadra europiane na shërbyen për të komponuar skuadrën”
  • Ardhjet filluan të funksionojnë, por ende jo 100%, mundet akoma më mirë
  • Uroj të nisim mirë kampionatin, na pret akoma shumë punë drejt objektivave”

Kuqezinjtë mbyllin fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe kur ka mbetur edhe një javë deri në fillim të gjysmësezonit pranevror, ekipi kthehet në Tetovë ku do të vijojë punën deri në ndeshjen e parë të dielën e ardhshme kundër Akademia Pandevit.  Me këtë rast, pak para nisjes nga Antalia për në Tetovë, shefi i stafit teknik të KF Shkëndija, Ernest Gjoka, për kanalin e klubit ka folur në lidhje me fazën përgatitore.

Për përgatitjet në Antali…
Ernest Gjoka:Mendoj që përgatitjet në Antalia shkuan realitivisht mirë, vlerësoj se për skuadrën ishte e nevojshme të vinim në një vend të këtillë sepse kishim mundësi më të mira, kishim ndeshje kontrolluese me shumë skuadra europiane dhe këto na shërbyen shumë për të rritur ritmin dhe për të komponuar skuadrën që ne kërkojmë për pjesën e dytë të sezonit. Personalisht them që deri diku jemi ok, sepse edhe testet që kishim ishin brenda normave që ne kishim kërkuar. Nuk ishte shumë çështje rezultatesh, sa ishte çështje kompaktësie si skuadër në faza të ndryshme të lojës, qoftë në sulm apo në mbrojtje dhe sigurisht për të alternuar futbollistët e ri që kemi ofruar në skuadër.”

Për përforcimet…
Ernest Gjoka:
“Them që jemi deri diku ok, sepse ardhjet kanë filluar të funksionojnë, sigurisht mundet akoma më mirë dhe nuk mund të themi se funksionojnë 100%, sepse është ardhje e re, është mentalitet ndryshe te ne, është filozofi ndryshe, janë shokë të ri. Por mendoj se nga eksperienca që kanë, nga përvoja që kanë janë alternuar mirë, si Krivak, si Valoni (Ahmedi), apo Dallku e Neto. Kështu që mendoj se deri diku jemi ok.”

Ndeshjet kontrolluese…
Ernest Gjoka: “Ndeshjet na u deshën me patjetër, sepse përveç se ne do të kapnim ritmin me këto ndeshje, ne duhet me patjetër të fillojmë të krijojmë ide se si reagon futbolli europian, se si janë kulturat e ndryshme të futbollit si sllovak, çek apo danez. Këto mendoj se i kaluan me sukses, kemi arritur të shënojmë, sigurisht edhe kemi pësuar, por gjithsesi mendoj se ritmi po ndryshon, mentaliteti them po vejn aty ku ne si staf kërkojmë. Tashmë mendoj, uroj dhe shpresoj të kemi një fillim kampionati të mirë dhe ndryshe sepse kemi shumë punë për të bërë dhe kemi kampionat shumë të fortë dhe të ngjeshur për të kapur ato qëllime që ka Shkëndija.”

Për formacionin…
Ernest Gjoka:
Mendoj se pasqyra ka qenë më se e qartë duke e parë fushën. Unë mendoj se mundohemi të përzgjedhim më të mirën e mundshme, duke alternuar cilësinë që kemi. Kemi lojtarë me shumë cilësi dhe shumë eksperiencë, që kanë edhe eksperienca të ndryshme europiane dhe lojtarë të rinjë. Mendoj se gruadalisht kjo po funksionon, sigurisht nuk themi se kjo funksionon në mënyrën më perfekte, por shpresoj dhe uroj që shumë shpejtë ritmi të jetë ndryshe dhe eksperienca me rininë, me forcën të bashkohen dhe të bëjmë një skuadër shumë të fortë jo vetëm nga ana fizike e taktike, por sidomos nga ana psikologjike. Me një ide dhe edukatë pune pse jo që Shkëndija të jetë tamam si një ekip europian.”

Share Now

Related Post