Trajneri Gjoka flet pas duelit me Borecin

No image

Shefi i stafit teknik nuk fsheh dëshprimin nga paraqitja e skuadrën në sfidën në Veles.

• “Sot ishte një ndeshje jashtëzakonisht e keqe nga ana jonë”
• “Duhej të ishim shumë më të përgjegjëshëm, por gabuam”
• “Më vjen keq për paraqitjen dhe unë marr përgjegjësinë sot”


Kuqezinjtë lënë pasdite dëshpëruese në Veles, ku u mundëm 4:2 nga Boreci në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Paraqitja dhe rezultati nuk ishte aspak në drejtim me pritjet e të gjithëve në taborin kuqezi, ndërsa edhe trajneri Gjoka pas ndeshjes nuk fshehi dëshpërimin nga epilogu i kësaj ndeshje.

Gjoka: “Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e keqe nga ne. Mendoj se nuk funksionuam, bëmë shumë gabime në fazën mbrojtëse. Këto janë ndeshje ku duhej të ishim shumë më të përgjegjshëm, por gabuam. Mendoj që ky është një gabim shumë i madh dhe mendoj që i pari fajtor jam unë këtu. Por duhet të ecim më tutje dhe të kuptojmë se çdo ndeshje është si finale për ne dhe duhet ta interpretojmë ashtu si duhet.”

Gjoka: “Më shumë më vjen keq për interpretimet që bëmë, për gabimet që bëmë dhe për këtë them se unë marr përgjegjësinë sot. Për të kuptuar edhe një herë se çdo ndeshje e lehtë apo e fortë, duhet të interpretohet njësoj”.

Gjoka: “Mundësitë ishin për ta ndryshuar që në fillim ndeshjen nga ana jonë dhe pastaj u goditëm nga gabimet tona. Këto gjëra bënë që sot të shkonim drejt dështimit si skuadër sot. E përsëris, ky është gabim shumë i madh, por duhet të pajtohemi me realitetin dhe të shkojmë nesër në stërvitje, të bëjmë analizën shpejt, të kuptojmë gabimet dhe të kthehemi. Mundësitë janë për të vazhduar garën deri në fund“.

Share Now

Related Post