Totre sërish merr ftesë nga Maqedonia U 21

No image

Mesfushori i Shkëndijës shndërohet në pjesë standarde e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, pasi sërish merr ftesë për tu grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës eliminatore për KE 2018.

 

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë në fillim të muajt të ardhshëm do të zhvillojë dy përballje në eliminatoret për Kampionatin Europian që në vitin 2018 do të zhvillohet në Itali. Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka publikuar listën në të cilën përfshihet edhe mesfushori i Shkëndijës, Ennur Totre. Paraqitjet standarde me “kuqezinjtë” fantazistin e bëjnë pjesë standarde e shpresave të vendit. Maqedonia U 21 më 6 tetor në Shkup do të përballet me Serbinë, ndërsa katër ditë më vonë do të jetë mysafire e Gjibraltarit.