Totre merr ftesë nga Maqedonia U21

No image

Mesfushori kuqezi përfshihet në listën e shpresave të vendit për ndeshjet kualifikuese me Rusinë dhe Gjibraltarin.

Ennur Totre do të jetë pjesë e Maqedonisë U21 për dy takimet e ardhshme eliminatore. Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në muajin tetor në program ka dy ndeshje të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian për të rinjë.

Më 12 tetor në qytetin Tulla luhet transferta me Rusinë U21, ndërsa katër ditë më vonë (16 tetor) në Shkup pason përballja me Gjibraltarin U21. Seleksionuesi i shpresave të vendit, Dobrinko Ilievski duke vlerësuar paraqitjet e fundit dhe formën që gëzon lojtari, ka dërguar ftesë në adresë të Shkëndijës për të liruar Ennur Totren të bashkohet me ekipin përfaqësues për këto dy ndeshje.

➡️ MaYa.mk

Tags

Share Now

About Author

Related Post