Totre me Maqedoninë U21 kundër Rusisë dhe Austrisë

No image

Mesfushori i Shkëndijës, Ennur Totre është përfshirë sërish në listën e futbollistëve të ftuar nga seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për ndeshjet eliminatore me Rusinë dhe Austrinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rinjë i cili në vitin 2019 do të zhvillohet në Austri. Totre do të bashkohet me Maqedoninë U21 të hënën, pasi paraprakisht të shtunën me Shkëndijën të zhvillojë sfidën e xhiros së 24-t në LFPM përballë Sileksit në Tetovë. Maqedonia U21 luan me Rusinë më 23 mars në Shkup, ndërsa më 27 mars do të jetë mysafire e Austrisë.