Totre: I lumtur për golin, por titulli meritë e ekipit

Nuk shënon shpesh, por kontributi i tij në mesfushën e Shkëndijës është shumë me rëndësi. Ennur Totre gjen golin e tretë sezonal dhe realizimi në fitoren 1:0 në fushë të Rabotniçkit rezultoi të ketë vlerën e mbylljes së llogarive në garën për titullin e kampionit në elitën e futbollit vendor. Sfida Rabotniçki-Shkëndija hyri në minutat shtesë me barazim pa gola dhe kur dukej se duhet pritur xhiroja e ardhshme për të festuar, Ennur Totre shënon gol dhe i jep Shkëndijës titullin e tretë të kampionit shtetërorë.

“Është një moment vërtet i bukur dhe i rëndësishëm. Shumë lojtarë duan të jenë pjesë e Shkëndijës, posaçërisht të futbollistët që dalin nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre, ndërkohë unë kam fatin që për herë të dytë me rradhë të fitoj titullin e kampionit. Ky sukses është i gjithë ekipit dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”, shprehet Ennur Totre, autori i golit që mbylli edhe matematikisht garën për titullin e kampionit në elitën e futbollit vendor.
Mesfushori i shkathët në terren por i heshtur jashta fushës komenton me modesti golin që solli titullin, duke faturuar suksesin gjithë grupit kuqezi.
“Normal është një ndjenjë shumë e mirë, e jashtëzakonshme. Jam i kënaqur që goli im solli këtë fitore me të cilën ne siguruar titullin, por e them sërish se ky sukses është i gjithë ekipit dhe secili prej neve futbollistëve ka merita në këtë arritje”.

 

Dy kampionate dhe dy Kupa për katër trofe në tre vitet e fundit bëjnë Shkëndijën kryefjala e futbollit në Maqedoninë e Veriut, por për Totren dhe Shkëndijën në horizont shfaqen të tjera objektiva.
“Mendoj se kjo skuadër mundet më shumë. Tre vitet e fundit ne kemi luajtur në play off të UEFA Europa League dhe tani është kohë të provojmë të bëjmë hapin e rradhës për të hyrë në fazën e grupeve”, përfundoi Ennur Totre.

Share Now

Related Post