Totre debuton me ekipin përfaqëues të Maqedonisë

No image

Mesfushori kuqezi zhvilloi minutat e para për ekipin përfaqësues, ndërsa pas aktivizimit të tij Maqedonia e Veriut gjeti golin në barazimin 1:1 me Gjeorgjinë.

Ennur Totre është lojtari i rradhës nga tabori i Shkëndijës që merr statusin e reprezentuesit. I ftuar në mënyrë shtesë nga seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ljupço Dorievin për të plotësuar mungesat e shumta në formacion, mesfushori kishte rastin të regjistrojë minutat e para me ekipin përfaqësues A të Maqedonisë.

Totre u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes kur Maqedonia ishte në negativë 0:1, ndërsa në minutat shtesë rezultati u barazua 1:1. Ndërkohë Doriev nuk u aktivizua në lojë dhe takimin ndoqi nga pankina.
Paraprakisht ishte i ftuar Egzon Bejtullai që ishte titullarë me Kosovën, mirëpo u lëndua dhe përveç që humbi takimet me Estoninë dhe Gjeorgjinë, kapiteni kuqezi do të ketë nevojë për 2-3 javë për tu kthyer në terrenet sportive.

Leard Sadriu ishte titullar në dy ndeshjet e përfaqësueses U21 të Kosovës dhe luajti nga 90-të minuta në duelet me Austrinë U21 (0:1) dhe Andorën U21 (1:0).Pas angazhimeve me ekipet përfaqësuese lojtarët kthehen në klub dhe i bashkohen punës për duelin e të shtunës me Vardarin, me atë që Bejtullai vazhdon fazën e rikuperimit dhe mbetet jashta kombinimit për këtë ndeshje.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME