Test i suksesshëm me Pobedën 

No image

Kuqezinjtë fitojnë 2:0 Pobedën në ndeshjen e parë kontrolluese të kësaj faze përgatitore. Golat u shënuan nga Junior në fund të pjesës së parë dhe Emini në fillim të të dytës. Pas ndeshjes ekipi kthehet në Tetovë, ndërsa nga 20 janari udhëtohet për fazën e dytë në Turqi.

Shkëndija ka zhvilluar testin e parë në kuadër të përgatitjeve dimërore, duke nisur serinë e ndeshjeve kontrolluese që do të vazhdojë me katër të tjera në Turqi. Pas fazës së parë të përgatitjeve me ngarkesë të madhe fizike, në testin ndaj Pobedës evidente ishte lodhja në këmbët e futbollistëve. Trajneri Qatip Osmani pati mundësi të shikojë në vepër gjendjen momentale të skuadrës, duke aktivizuar pjesën më të madhe të futbollistëve në përjashtim të kapitenit Hasani që u la i lirë dhe portierët Mustafi e Iljazi që mbetën në pankinë. Kuqezinjtë dominuan pjesën më të madhe të pjesës së parë, mirëpo ndryshim nuk pati deri në minutën e 45-të kur braziliani Stenio Junior realizon për epërsi 1:0. Trajneri Osmani pjesën e dytë e nisi me katër zëvendësime, për tu dhënë në vazhdim shans për të luajtur pjesës më të madhe të futbollistëve. Në terren skuadra që prodhonte lojë ishte Shkëndija dhe në minutën e 57-të Izair Emini realizon për 2:0.

Me këtë ndeshje përfundoi faza përgatitore në Ohër, kuqezinjtë kthehen në Tetovë, për tu transferuar nga 20 janari në Antalia të Turqisë.

Trajneri Qatip Osmani ka vlerësuar me nota pozitive përgatitjet e deritashme, duke shpresuar të vazhdojë me këtë rritëm edhe në Turqi.

SHKËNDIJA-POBEDA 2:0 (1:0)
Stadiumi “Burimet e Bilianës” në Ohër
Golashënues
: Junior 45′ dhe Emini 57′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtuallai, Adili, Cuculi, Murati, Alimi, Fazllagiç, Radeski, Emini, Junior, Ibraimi.
Luajtën edhe: Teqja, Bojku, Todorovski, Shefiti, Bilalli, Sadriu, Rexhepi, Luma, Beqiri dhe Krasniqi.
Trajner: Qatip Osmani