Teqja realizon stërvitjen e parë, “titullarët” në rikuperim

No image

Lojtarët që të shtunën kishin më pak minuta për të luajtur sot realizuan seancë të rregullt stërvitore, ndërsa me ta ushtroi edhe përforcimi i fundit, Olsi Teqja. Lojtarët që ishin titularë në testin me Inter Zapreshiq para dite kishin seancë rikuperimi, ndërsa pasditja ishte e lirë për të gjithë.

Mbrojtësi i ri i Shkëndijës, Olsi Teqja sot ka realizuar seancën e parë stërvitore me “kuqezinjtë”. Pas ndeshjes kontrolluese me Inter Zapreshiqin, stafi teknik ndau ekipin në dy grupe. Lojtarët që luajtën prej fillimit dhe që kishin ngarkesë më të madhe zhvilluan seancë rikuperimi, ndërkohë ata që luajtën më pak sot ushtruan në teren. Pikërisht me këtë grup u stërvit edhe përforcimi i fundit, Teqja, që pritet shpejt të integrohet brenda grupit.

Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin u dhanë futbollistëve pasditë të lirë, ndërsa nga e hëna skuadra rikthehet në rritmin e zakonshëm të fazës përgatitore me nga dy seanca në ditë.