Të vazhdohet seria edhe ndaj Mlladostit

No image

Shkëndija të hënën në Çair të Shkupit përballet me Mlladost C.D. në takimin e vlefshëm për xhiron e 21 të LPFM-së, në kërkim të fitores së rradhës dhe vazhdimit të serisë pozitive në pranverë. Pas 6 muajve pauzë si pasojë e lëndimit, për këtë ndeshje grumbullohet Juffo.

Skuadra ‘kuqezi’ është para sfidës së katërt pranverore, e treta në kampionat. Futbollisët duken të determinuar për të vazhduar ecurinë pozitive që ekipi është duke prodhuar në gjysmësezonin pranveror, pasi në katër tre takimet e para shënoi po aq fitore me gol diferencë 7:0. Dy herë u mund Horizonti (2:0 në kampionat dhe 0:2 në Kupë), ndërsa para një jave në Koçani 0:3 u mposht Bregallnica. Xhiroja e 21 sjell ballafaqim me Mlladost Carev Dvorin, të cilin Shkëndija në cilësi të vendases do ta luajë në Çair të Shkupit.

“Nga takimi me Mlladost Carev Dvorin presim që publiku të jetë në nivelin e duhur për të na mbështetur edhe më shumë, ashtu si bënë në takimin me Horizontin në Kërçovë. Ne e respektojmë maksimalisht ekipin e Mlladostit, mirëpo nuk besoj se do të kemi ndonjë problem. Më me rëndësi është fitorja, të japim maksimumin dhe të marrim tre pikët“, deklaroi mbrojtësi Egzon Bejtullai.

10

Pas fitores së mesjavës me Horizontin, ekipi është rikuperuar dhe është përgatitur për sfidën me Mlladostin që duhej të luhet të dielën, mirëpo u shty për 24 orë. Pas një periudhe të gjatë në 18-she përfshihet mesfushori brazilian Viktor Juffo, i cili në vjeshtë këputi ligamentet, ndërsa tani më është gati për tu rikthyer. Mbeten jashtë Hasani dhe Rech të lënduar prej më parë, ndërsa futbollistët tjerë janë të tani më në formë garuese. Ndeshja Shkëndija-Mlladost C.D. luhet të hënën në Çair të Shkupit, me fillim në orën 14:00.

6

Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Mlladost C.D.

Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Armend Alimi, Besir Demiri, Artim Pollozhani, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Edin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo dhe Nderim Nexhipi.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.