Të vazhdohet ritmi i fitoreve!

No image

Shkëndija pret Horizont Turnovën të dielën në Kërçovë në një takim ku kërkohet fitore e re për ndjekje të pozitës së parë në renditje. Takimi nis në orën 13:00.

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në kuadër të së cilës Shkëndija në Kërçovë do të ‘presë’ Horizont Turnovën. ‘Kuqezinjtë’ janë në seri prej 9 fitoreve dhe dy barazimeve në 11-të xhirot e fundit dhe tani kërkohet sukses i rradhës për të vazhduar ritmin e sukseseve. Dy xhirot e fundit u mundën 2:0 dhe 0:2 Metalurgu dhe Bregallnica, ndërsa përfshi edhe barazimin pa gola me Vardarin del që portieri Jovanovski nuk pranon gol në 270 minutat e fundit. Mesfusha sjell dominim në çdo takim, ndërsa realizimi i sulmuesve është garanci se në kombinim me mbrojtjen e sigurtë ekipi është në rrugën e duhur për të ngritur edhe më shumë formën në drejtim të marrjes së rezultateve të pritura.

Të dielën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, para pauzës që vjen për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses. Takim shumë i rëndësishëm në çdo pikëpamje, pikët janë më shumë se sa të nevojshme dhe shpresoj se me një qasje të duhur, maksimale dhe me 100% nga gjithë kolegët e mij do t’i fitojmë tre pikët që po e përsëris sërisht kanë vlerë të madhe [/cs_quote] deklaroi sulmuesi, Hristijan Kirovski.

5-1

Përkundër ambicieve për fitore, Kirovski reflekton respektin që gjithë ekipi tregon për ekipin e Horizontit. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni Shkëndija fitonte 0:3 në Turnovë dhe tani kërkohet triumfi i dytë përballë këtij ekipi në këtë kampanjë. Atmosfera në skuadër është në nivel, mungojnë Hasani e Juffo të lënduar më seriozisht, ndërsa për dëmtim më të lehtë jashta kombinimit do të jetë mbrojtësi brazilian Karlinjo Rech.

5-2

Stadiumi i qytetit në Kërçovë edhe një herë do të jetë ‘shtëpia’ e ‘kuqezinjëve’ në këtë sezon në takimin që nis në orën 13:00.

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Horizont Turnovën:

Marko Jovanovski, Enes Azizi, Bllagoja Todorovski, Artim Pollozhani, Sedat Berisha, Ardian Cuculi, Egzon Bejtullai, Xhelil Abdulla, Besir Demiri, Armend Alimi, Ennur Totre, Muhamed Useini, Stenio Zhunior, Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Bojan Vruçina, Hristijan Kirovski, Shpend Asani.

Karlinjo Rech mungon shkaku i lëndimit

5-3

Mbrojtësi brazilian i Shkëndijës, Karlinjo Rech mbetet jashta listës së trajnerit Duro për takimin me Horizont Turnovën. Arsyeja është një shqetësim në këmbën e majtë që pas takimit me Bregallnicën. Në fund të duelit të fituar 0:2 në Koçani, Rech morri goditje në këmbën e majtë dhe ekipi mjekësor pas analizave të detajuara ka konstatuar hematom në pjesën e gjurit. Kjo ka bërë që brazilianit t’i rekomandohet pushim dhe si pasojë ai ‘humb’ përballjen me Horizont Turnovën.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.