Të shtunën testi i dytë, kundërshtar Inter Zapreshiq

No image

Skuadra “kuqezi” të shtunën në orë  17:30 përballet me ekipin kroat Inter Zapreshiq në testin e dytë gjatë përgatitjeve që po zhvillohen në Slloveni.

Shkëndija tani më 7-të ditë qëndron në Moravske Toplice të Sllovenisë, ku vijon fazën përgatitore para eliminatoreve për Liga Evropa. Skuadra me profesionalizëm realizon plan-programin e stafit teknim, duke punuar në ngritjen e nivelit në të gjitha aspektet. Palestra për ngritje të peshave dhe tereni shfrytëzohen për të përmirësuar forcën fizike dhe pjesën tekniko taktike, ndërsa ndeshjet kontrolluese përveç komponimit të ekipit, pritet të kristalizojnë formacionin bazë me të cilin trajneri Osmani do të prezantohet në Evropë.

Pas ndeshjes së parë me Bad Radkersburgun nga Austria, futbollistët “kuqezi” të shtunën do të kenë test serioz me skuadrën e elitës së futbollit kroat, Inter Zapreshiq. Përballja do të luhet me fillim në orën 17:30, ndërsa do të jetë mundësi e mirë për stafin teknik për të parë nivelin ku ka arritur ekipi.