Të shtunën ora 18:00 testi me Wolfsberger

No image

Shkëndija vazhdon përgatitjet në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ndërsa të shtunën zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese me ekipin austriak Wolfsberger. Nga e premtja ekipit në Slloveni i janë bashkuar edhe Demir Imeri dhe Besmir Bojku.

‘Kuqezinjtë’ ushtrojnë intenzivisht në Slloveni, ndërsa përveç akumulimit të forcës fizike skuadra kërkon të ndërtojë lojë në seancat stërvitore dhe posaçërisht edhe ndeshjet kontrolluese. Në humbjen 2:3 nga Domzhale dy ditë më parë ekipi luajti shumë mirë 30-të minutat e para sa kishte freski, ndërsa më pas sikur lodhja uli ritmin dhe loja la për të dëshiruar. Të shtunën në program është testi i dytë në këtë fazë përgatitore, kur në qytezën St. Andra të Austrisë nga ora 18:00 përballen me ekipin e Bundesligës austriake, Wolfsberger.

cuculi
“Përgatitjet janë duke rrjedhur maksimalisht mirë, me ngarkesa të mëdha fizike nga ana e stafit teknik. Në këta përgatitje kemi edhe ndeshje kontrolluese si që ishte takimi me Domzhalen që realisht rezultati ishte në plan të dytë, mirëpo u pa lodhja dhe ngarkesa e tepërt që kemi patur këtë periudhë që si pasojë ndodhën edhe ato gabime të cilat shpresoj t’i rekuperojmë në ndeshjet e ardhshme. Jemi shumë mirë të akomoduar këtu, kemi kushte të volitshme për punë dhe lojë, shpresoj të vazhdojmë me rritëm sa më të lartë të punës intenzive këtu në Slloveni, me kusht që sa më mirë dhe sa më të përgatitur ta presim ndeshjen e parë në Kupat e Evropës. Shpresojmë se do të jemi maksimalisht të përgatitur dhe në ndeshjet tjera kontrolluese të japim edhe pse e përsëris kemi ngarkesë të madhe fizike dhe këmbët ende janë të rënda. Mirëpo kjo fazë na shërben shumë edhe për ecurinë në kampionat dhe normal të përgatitemi sa më mirë për Kupat e Evropës dhe pse jo me pak fat në short të korrim sukses për të kalaur një raund, dy, pse jo edhe më shumë për t’i gëzuar tifozët dhe gjithë ata që mbështesin Shkëndijën”, deklaroi mbrojtësi Ardian Cuculi.

19
Vlen të ceket se prej sot ekipi numëron dy futbollistë më shumë. Sulmuesi anësor Demir Imeri dhe mesfushori Besmir Bojku janë bashkangjitur me skuadrën në fazën përgatitore, me kërkesë të stafit teknik që planifikon t’i provojë në ndeshjet kontrolluese dhe seancat e përditshme stërvitore. Dy futbollistët bashkë me Shqiprim Taipin sezonin e kaluar luajtën në formë huazimi (Taipi te Horizonti, Bojku për Shkupin dhe Imeri nga 6 muaj te Horizonti dhe Renova), ndësa edhe pse planifikohej të vazhdojnë edhe këtë vit të luajnë si huazim në interes të më shumë minutave për të luajtur, ka gjasa të mbeten në Shkëndijë nëse bindin stafin teknik.
Në lëndim të lehtë dhe zgjatje të kofshës ankohet Armend Alimi (për këtë arsye nuk luajti në testin me Domzhalen), ndërsa në stërvitjen e sotme të lirë u lanë një pjesë e futbollistëve (ushtruan në palestër rekuperim) që ndjenin lodhje nga temopja intenzive e seancave stërvitore.​

Tags

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.