Të rejat në skuadër në prag të gjysmësezonit pranveror

Kuqezinjtë duken të gatshëm për vazhdimin e garave në LPFM ku objektiv është fitimi dhe mbrojtja e titullit të kampionit. Stafi teknik është në fazën e fundit të zgjedhjes së formacionit dhe strategjisë që pritet të sjellë suksesin.

 

Shkëndija zhvillon fazën e fundit të përgatitjeve dimërore para vazhdimit të garave në LPFM. Kuqezinjtë kanë lënë pas dy fazat paraprake në të cilat u punua në Tetovë dhe Antalia të Turqisë, ndërsa përveç seancave stërvitore dhe punës në planin tekniko taktik e fizik, u zhvilluan edhe gjashtë ndeshje kontrolluese (2 në Tetovë dhe 4 në Turqi) në të cilat ekipi manifestoi ngritje të formës në nivelin e dëshiruar (Në Tetovë u mundën me rezultat identi 2:1 Renova dhe Makedonija Gj.P., ndërsa në Antalia fituam Grashopperin e Zvicrës 2:0 (ndeshje e ndërprerë në minutën e 37-të shkaku i motit të keq) dhe FC Orenburg nga Rusia 2:0, ndërsa barazuam 2:2 me St. Poltenin e Austrisë dhe Zeljeznicarin e Bosnje e Hercegovinës.

 

“Jam i kënaqur me nivelin që kemi arritur në këto përgatitje. Në Antalia zhvilluam katër ndeshje kontrolluese me rival cilësorë, ndërsa gëzon fakti që në ndeshjen e fundit treguam karakter të rikthehemi në lojë edhe pse u gjetëm në negativë. Mendoj se jemi gati, formacionin deri diku e dijmë, ndoshtë një apo dy pozita jemi në dyshim, por kemi kohë të mjafuteshme këto ditë të zgjidhim këto dilema”, analizon fazën përgatitore trajneri Qatip Osmani.


Katër ditë para fillimit të garave në gjysmëstinorin pranveror ju prezantojmë listën e futbollistëve dhe numrat që do të mbajnë lojtarët në periudhën në vazhdim. Numri i ri ‘10’ i Shkëndijës tashmë dihet se është përforcimi i janarit, Agim Ibraimi, ndërsa ka ndëruar numrin edhe sulmuesi Samir Fazli që për dallim nga vjeshta kur luante me nr. 99, në vazhdim do të paraqitet me fanellën me numër 9.

 

Lista me numrat e lojtarëve:

 

Shkëndija në pranverë do të ketë konkurencë të bollshme në çdo pozitë, ndërsa shkaku i numrit të madh të futbollistëve disa lojtarë janë lëshuar në huazim në skuadra tjera.

 

Lojtarët e huazuar:

– Remzifaik Selmani – KF Llapi (Podujevë) kohëzgjatja 6 muaj

– Saladin Mustafi – KF Shkupi, kohëzgjatja 6 muaj

– Arlind Aliti – KF Struga Trim Lum, kohëzgjatja 6 muaj

– Bashkim Lama dhe Iljaz Cilafi – KF Gostivari, kohëzgjatja 6 muaj

Share Now

Related Post