Të rejat në skuadër: Mici kthehet në kombinim për sfidën e rradhës

No image

Pasi vuajti pezullimin e kartonave me Vardarin, të drejtë loje fiton Gledi Mici që vazhdon përgatitjet me skuadrën për transfertën e të dielës me Makedonija Gj.P.. Këtë sfidë shkaku i pesë kartonave të verdhë e humb Bejtullai.

Starti me tre pikë i gjysmësezonit pranveror ishte realizim i një prej 18-të ‘detyrave’ kampionale të kuqezinjëve në rrugën drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në LPFM. Fitorja 1:0 ndaj Vardarit u arkivua që të dielën dhe vëmendja kaloi në sfidën e fundjavës së rradhës. Stafi teknik për takimin kundër Makedonija Gj.P. do të mund të llogarisë në mbrojtësin e majtë, Gledi Mici, i cili mungoi kundër Vardarit shkaku i pesë kartonave të verdhë. Për të njejtën arsye jashta kombinimit mbetet mbrojtësi qendror Egzon Bejtullai, i cili kompletoi numrin e kartonave (pesë), që automatikisht sjellin pezullim prej një ndeshje. Ndërkohë vazhdon punën me grupin sulmuesi Marjan Radeski, i cili ende nuk është gati 100% për lojë pas operimit të ligamenteve.

?? FOTOGALERIA

Gjithsesi stafi teknik këtë periudhë e shfrytëzon maksimalisht për të përgatitur lojën dhe skuadrën që të dielën në Shkup do të kërkojë tre pikë të reja përballë Makedonija Gj.P.