Të mërkurën ora 11:00 trajneri dhe kapiteni mbajnë press

No image

Shkëndija me entuziazëm pret takimin e kthimit të play-offit të Liga Evropës me Gentin e Belgjikës të enjten në Shkup, ndërsa një ditë më parë para mediave do të dalin shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija të mërkurën (24.08.2016) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs KAA GENT në kuadër të play-offit të Liga Evropës, që do të zhvillohet më 25.08.2016 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.  Takimi me gazetarë do të mbahet në sallën për press konferenca te stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 11:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs KAA GENT. 

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Belgjika në Shkup do të arrijë të mërkurën (24.08.2016) rreth orës 13:00. Do të vendosen në hotelin ‘Aleksandar Pallace’, ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 19:30 KAA GENT parasheh të zhvillojë takim me mediat.

 Ndeshja SHKËNDIJA-KAA GENT zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.