Të mërkurën ora 11:00 konferëncë për shtyp para ndeshjes me Daçian  

No image

Shkëndija me entuziazëm pret ndeshjen e parë në eliminatoret e Liga Evropës me Daçian e Moldavisë të enjten në Strumicë, ndërsa një ditë më parë para mediave do të dalin shefi i stafit teknik Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani

 KF Shkëndija të mërkurën (28.06.2017) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs FC DACIA CHIȘINĂU në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve të Liga Evropës, që do të zhvillohet më 29.06.2017 në stadiumin ‘Mlladsot’ në Strumicë. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 11:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.  Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs FC DACIA CHIȘINĂU. Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Moldavia në Shkup do të arrijë të mërkurën (28.06.2017) rreth orës 10:00. Do të vendosen në Strumicë, ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 18:00 në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 17:30 FC DACIA CHIȘINĂU parasheh të zhvillojë takim me media. 

Ndeshja SHKËNDIJA-FC DACIA CHIȘINĂU zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 18:00.