Të mërkurën në orën 20:15 konferеncë për shtyp para ndeshjes me Milanin

Shkëndija të enjten në Shkup përballet me AC Milanin në ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League. Si e kërkojnë rregullat e UEFA-së, një ditë para ndeshjes zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp në të cilën do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija të mërkurën (23.08.2017) organizon konferencë për shtyp para duelit KF SHKËNDIJA vs AC MILAN në kuadër të play offit të UEFA Europa League, që do të zhvillohet më 24.08.2017 në stadiumin ‘Telekom Arena’ në Shkup. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Telekom Arena’ në Shkup me fillim në orën 20:15, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs AC MILAN.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Italia në Shkup arrinë të mërkurën (23.08.2017). Nga Milani njoftojnë se nuk kanë planifikuar të ushtrojnë në “Telekom Arena”, ndërsa konferencën për shtyp para ndeshjes e kanë caktuar të mërkurën (23.08.2014) në hotel “Merriott” nga ora 19:15.

 Ndeshja SHKËNDIJA-AC MILANI zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Telekom Arena’ në Shkup me fillim në orën 20:45.

Share Now

Related Post