Të mërkurën në Gjorçe dueli i parë i 1/8 me Rabotniçkin

No image

Shkëndija për një moment do të largojë mendimet nga Liga e Parë, për tu koncentruar në Kupën e Maqedonisë, ku kërkohet mbrotjtja e trofeut.tra5

‘Kuqezinjtë’ ishin ekipi më bindës në 1/16 e finales ku mundën Golemo Konjarin me rezultat 11:0, ndërsa tani sfidat e rradhës të 1/8 sjellin përballje me Rabotniçkin, kundërshtar ndaj të cilit edicionin e kaluar u fitua trofeu i parë dhe historik në këtë garë. Tani të njejtët rivalë përballen në fazë shumë të hershme, me Shkëndijën që pretendon avansim në çerekfinale. Për këtë qëllim ekipi është karikuar për të nxjerë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Shkup, që më pas në Tetovë të kërkohet kualifikimi.

tra6

MATCH PREVIEW | Vujçiç: Me mençuri drejt rezultatit pozitiv
Mesfushori i Shkëndijës, Stefan Vujçiç me maturi kërkon nga ekipi që të luajë mençur në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë të mërkurën kundër Rabotniçkit në Shkup. Shkëndija pretendon të vazhdojë më tej dhe duelin e parë me ‘romantikët’ nga Shkupi e luan të mërkurën në orën 15:30 në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të mërkurën në stadiumin në Gjorçe Petrov, me fillim në orën 15:30.