Të mbyllet sezoni me fitore

No image

Nën emocionet e triumfit në Kupën e Maqedonisë, Shkëndija kundër Shkupit në Çair zhvillon ndeshjen e fundit sezonale, ndërsa kërkon tre pikë për të mbyllur me fitore këtë kampanjë. Ndeshja luhet të ejnten nga ora 16:30.

 The squad trains ahead clash with Shkupi

Të ejnten me ndeshjet e xhiros së 32-të në Ligën e Parë, apo të 5-të të play-offit mbyllet sezoni garues 2015/2016. Shkëndija do të përfundojë aty ku filloi, në Çair ku do të luajë kundër Shkupit, në një takim që nuk ka kurfarë vlerë garuese. Mirëpo kjo nuk don të thotë se ky takim do të nënçmohet, përkundrazi Shkëndija kërkon fitore dhe tre pikë, për të mbyllur sezonin në mënyrë profesionale.

besir-demiri

“Po është ndeshja e fundit kampionale, luajmë kundër Shkupit që ka bërë një sezon pozitiv, pasi që kanë sigurur mbijetesën duke hyrë në play-off. Tani luajnë vetëm për renditjen përfundimtare. Ne luajmë ndeshjen e fundit kampionale dhe shkojmë me seriozitet që të fitojmë dhe shpresojmë që të mbyllim sezonin sa më mirë”, deklaroi Besir Demiri, i cili shtoi se shpreson të shënojë, por se ka respekt për ish-skuadrën e tij.

“Pasi që luaj kundër ish-ekipit tim, shpresoj por nuk mund të them nëse do të shënoj apo jo”, përfundoi shkupjani Demiri.

Pas triumfit në Kupën e Maqedonisë dhe festës së madhe në Tetovë, futbollistët kanë vazhduar përgatitjet për sfidën e fundit kampionale. Stafi teknik kërkon impenjim maksimal nga të gjithë futbollistët, për të nderuar profesionalisht kampionatin.

Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të ejnten në stadiumin e Çairit, me fillim në orën 16:30.

Shpërndaje

About Author

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.