Të materializohet rezultati i ndeshjes së parë

Shkëndija udhëton drejt Shkupit për të materializuar fitoren 3:0 nga ndeshja e parë çerekfinale me Vardarin. Ndeshja kthyese luhet të mërkurën në stadiumin në Gjorçe Petrov të Shkupit, ndërsa ndalohet prania e tifozëve të Shkëndijës.

Të koncetruar maksimalisht dhe me motiv të madh futbollistët ‘kuqezi’ presin ndeshjen e kthimit me Vardarin në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro fituan 3:0 si ‘vendas’ në Çair takimin e parë dhe tani në takimin e kthimit kërkojnë të materializojnë këtë triumf, me kualifikim në gjysmëfinale të Kupës. Epërsia nga ndeshja e parë është e madhe, por askush nuk lirohet para kohe dhe takimi kthyes shikohet me seriozitet maksimal.

Cuculi

Normalisht që nesër takohen dy ekipet më të mira në vend, dy ekipe me kualitet më të lartë dhe ekipe që kanë treguar më shumë në këtë kampionat. Pas ndeshjes së parë normal tani na pret ndeshja e kthimit me Vardarin. Do të jetë ndeshje e vështirë pa marrë parasysh që kemi epërsi të lartë dhe duhet të jemi të qetë në kontest të asaj se 3:0 është rezultat shumë i mirë. Mirëpo ne duhet të hyjmë në ndeshje sikur me qenë 0:0, nuk do të shkojmë atje për tu mbrojtur dhe për të mbrojtur rezultatin. Normal mbrojtja më e mirë është sulmi, prandaj ne do të luajmë lojën tonë, do të hyjmë në fushë sikur me qenë 0:0 dhe do të japim maksimumin për tu kualifikuar dhe për t’i ndjekur normal edhe objektivat që ka klubi. Me eliminim eventual të Vardarit ne do të jemi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë dhe normal do të rivalizojmë deri në fund të kampionatit edhe për titullin e kampionit
, deklaroi mbrojtësi i majtë, Ardian Cuculi.

Stafi teknik vazhdimisht ka kërkuar nga futbollistët të jenë të kujdesshëm dhe t’i qasen takimit sikur rezultati të jetë 0:0, si dhe mos të bien pre e provokimeve eventuale të cilësdo natyrë. Mungesë e rëndësishme është Besir Demiri i dëmtuar në takimin e parë javën e shkuar, ndërsa prej më herët jashta kombinimit janë Hasani dhe Juffo.

Përballja Vardari-Shkëndija luhet në stadiumin në Gjorçe Petrov të Shkupit, me fillim në orën 13:00.

2

Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Vardarin: Marko Jovanovski, Enes Azizi, Karlinjo Rech, Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Sedat Berisha, Xhelil Abdulla, Muhamed Useini, Armend Alimi, Bllagoja Todorovski, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Besart Ibraimi, Bojan Vruçina, Hristijan Kirovski dhe Shpend Asani.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.