Të hënën në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija- KAA Gent

No image

Shkëndija këtë verë përgatiti verë të gjatë Evropiane, deri sa ka arritur një hap pranë prerjes së biletës për fazën e gurpeve të Liga Evropës, me çka do të vazhdohej aventura evropiane edhe në vjeshtë. Nga e hëna në shitje do të jenë biletat për ndeshjen e rradhës Shkëndija- KAA Gent me çmim 200 denarë.

Ndeshja e e dytë e play-offit të Liga Evropës do të luhet më 25 gusht në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00. Shkëndija pret ekipin belg KAA Gent në ‘filtrën’ e katërt dhe të fundit para hyrjes në grupet e Liga Evropës.

Biletat do të jenë me çmim prej 100 denarëve, ndërsa mund të gjenden në FANSHOP-in zyrtar të KF Shkëndija në qendër të Tetovës, në Gostivar – Tobaco Vona Pet,  në Shkup City Mall dhe Jugoton në qendrën tregtare kati i I-rë, përmes rrjetit mktickets.mk online duke filluar nga e hëna në orën 12:00, si dhe ditën e ndeshjes në pikat e shitjes së stadiumit ‘Filipi i Dytë’.

Biletat do të shiten për tribunën e jugut dhe lindjes, ndërsa në qoftë se interesi do të jetë në nivelin e pritur, do të kërkohet të hapen dyert edhe të tribunës perëndimore.

Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secilli tifoz prej më parë të pajiset me biletë.

TICKETS-EL

UEFA EUROPA LEAGUE PLAY OFF ROUND

KF Shkëndija vs KAA Gent

Në pikat shitëse të MkTickets nga 22.08.2016, 12:00 PM

Çmimi i biletës: 100 MKD

Pikat shitëse:

– KF Shkëndija FANSHOP, Tetovë

– Tobaco Vona Pet, pranë Gjygjit; rr. Zivko Brajkoski 15, Gostivar

– Jugoton QT kati I-rë, Shkup

– Përballë Ramstore në City Mall, Shkup

– Online përmes mktickets.mk

– Ditën e ndeshjes biletaria e stadiumit ‘Philip II’

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.