Të hënën në orën 12:00 konferеncë për shtyp para ndeshjes me TNS

Shkëndija të martën në Shkup përballet me The New Saints të Welsit në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Champions League. Një ditë para ndeshjes (e hënë) para mediave do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

 

KF Shkëndija të hënën (09.07.2018) organizon konferencë për shtyp para duelit KF SHKËNDIJA vs THE NEW SAINTS FC në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve të Champions League, që do të zhvillohet më 10.07.2018 në Shkup. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs THE NEW SAINTS FC.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Welsi në Shkup arrinë të dielën (08.07.2018), ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të hënën (09.07.2018) në orën 19:45 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 19:15 mysafirët parashohin të zhvillojë takim me media.

Ndeshja SHKËNDIJA-THE NEW SAINTS zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:15.

Share Now

Related Post