Të hënën konferencë për shtyp para sfdës Shkëndija-RB Salzburg

No image

Shkëndija të martën në Shkup përballet me Red Bull Salzburgun e Austrisë në kuadër të xhiros së tretë eliminatore të Champions League. Si zakonisht një ditë para sfidës Shkëndija organizon konferencë për shtyp.

KF Shkëndija të hënën (13.08.2018) organizon konferencën e zakonshme për shtyp para duelit KF SHKËNDIJA vs RED BULL SALZBURG në kuadër të xhiros së tretë të eliminatoreve të Champions League, që do të zhvillohet më 14.08.2018 në Shkup. Takimi me gazetarë do të organizohet në hapsirat e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtin do të flasin shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe mbrojtësi Visar Musliu.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs RED BULL SALZBURG e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:15.