Të bartet seria e fitoreve në Tetovë

No image

Shkëndija rikthehet të luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë, saktë pas një viti endje në terene të ndryshe më gjithë Maqedoninë. Tereni i rinovuar do të ‘seftoset’ përballë Renovës në ndeshjen e xhiros së 26-të.

Duke përjashtuar gjithçka përreth, futbollistët e Shkëndijës dhe Renovës të dielën do të kenë kushtet më të mira për të luajtur, në gjithë historinë që ndonjëherë ka ofruar tereni në stadiumin e qytetit në Tetovë. Ky është motivi më i madh dhe kryesor para ndeshjes së xhiros së 26-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, që do të përplasë mes veti dy ekipet lokale në derbin e qytetit të Tetovës. Shkëndija është në seri pozitive dhe në pranverë din vetëm për fitore, duke radhitur 7-të të tilla në kampionat, gjithsej 8-të në pranverë nëse përfshijmë edhe duelin e Kupës me Horizontin. Tani pason ndeshja e radhës me Renovën, mirëpo ambiciet mbesin të njëjta, kërkohet triumf dhe tre pikë të reja.

09042016-pre-renova (2) “Përfundimisht do të kthehemi në shtëpinë tonë, gjegjësisht edhe e bukura më e mirë është si qershia mbi tortë që ndeshja me rivalin lokal Renovës pritet me një emocion të papërshkruar të luhet në atë tapet të ri të bukur në stadiumin e qytetit. Përfundimisht presim që stadiumi të mbushet dhe them që tani vuajtjeve tona u ka ardhur fundi. Shpresojmë në një ndeshje shumë të mirë, shumë cilësore për të kënaqur publikun i cili shpresoj të jetë në numër dhe i thëras të vijnë në numër sa më të madh. Sa i përket ndeshjes, repsektojmë ekipin e Renovës. Kanë ekip cilësor, më vjen keq që janë në këtë gjendje në tabelën e klasifikimit, nuk e meritojnë në bazë të lojtarëve që kanë. Mirëpo ne kemi konsideratë pë ata. Megjithatë ne kemi ambicie shumë të mëdha këtë vit dhe synimi ynë është të fitojmë Kupën dhe kampionatin. Prandaj do të shkojmë në fitore dhe çdo rezultat tjetër veç fitores për ne do të jetë negativ dhe fatal”, deklaroi Ardian Cuculi.

09042016-pre-renova (4)

Stafi teknik ka në dispozicion të gjithë futbollistët (përveç më gjatë të të lënduarve Hasanit dhe Rech) dhe me forca maksimale do të kërkohet suksesi i rradhës. Futbollistët dhe të gjithë në klub nuk fshehin kënaqësinë që më në fund përfundojnë bredhjet në qytete të ndryshme dhe për herë të parë në këtë sezon do të mund të luajnë në ambient vendor, në Tetovë.
Ndeshja Shkëndija-Renova luhet të dielën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

09042016-pre-renova (5)Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Renovën:
Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.