Takimet e Kupës Shkëndija-Vardar pa tifozë mysafirë

Komisioni për Siguri pranë FFM-së me rekomandim të MPB-së dhe në konsultim me përfaqësuesit e dy skuadrave ka sjellë vendim që në dy ndeshjet e 1/4 së finales së Kupës ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit të luhen pa prani të tifozëve mysafirë.

Për dallim prej konfuzitetit që u krijua herën e kaluar në takimin me Vardarin, në bazë të vendimeve të Komisionit për siguri të FFM-së dhe MPB-së, për aspektet e sigurisë dhe duke dashur të parandalojmë përsëritje të situatave të ngjashme njoftojmë gjithë dashamirët e futbollit për ndalesën e pranisë së tifozëve mysafirë në të dy duelet e Kupës ndërmjet këtyre dy ekipeve.
 
Në ndeshjen e parë Shkëndija-Vardari me datë 26 nëntor në Çair të Shkupit, për shkaqe të kushteve të sigurisë nuk lejohet prania e tifozëve të skuadrës mysafire. Simpatizantët dhe dashamirët e Shkëndijës luten që të bëjnë tifo, anim dhe përkrahje korekte dhe sportive, me qëllim që të mos dëmtohet klubi për të cilin bëjme tifo.
 
Njëkohësisht grupe tjera të organizuara të simpatizantëve, përveç grupit të tifozëve “Ballistët” nuk do të kenë të drejtë të hyrjes në tribuna. Për çfarëdo tentimi të organizimit joformal, pavarësisht qëllimeve pozitive për tifo mund të dëmtojnë rëndë ekipin tonë të përbashkët. Strukturat organizative dhe të sigurisë si nga KF Shkëndija, ashtu edhe nga forcat e rendit do të jenë vigjilente…
 
Me të njëjtat kushte të reciprocitetit do të organiozohet edhe ndeshja kthyese me datë 2 dhjetor në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ku nikoqir do të jetë KF Vardari. Në këtë ndeshje nuk do pranohen as tifozë të organizuar nga mysafirët (KF Shkëndija), kurse çdo biletë do të shitet me letërnjoftim. Kjo nënkupton që edhe tifozë individual të klubit mysafir (KF Shkëndija në këtë rast) nuk do të pranohen të futen në tribuna e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ për arsye të pasigurisë në hyrje, qëndrim/anim dhe dalje nga stadiumi.
Me shumë keqeardhje apelojme te tifozët e klubit tonë që të mos vëndojnë veten në  kurthet e rezikimeve nga të tjerët. Kjo edhe si rezultat i pamundësive që në lojën e parë në Çair t’u mundesohet njejta edhe tifozëve të ekipit mysafir (KF Vardarit). Kjo është kosto e mungesës së infrastrukturës-stadiumit, i cili duhej të ishte gati shumë kohë më parë!
Me shpresë për mirëkuptim, presim që ndalesën për ndeshjen e kthimit ta kompensojmë me prani masive në takimin e parë të enjten në orën 13:00 në Çair.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.