Struga Trim&Lum rival në gjysmëfinale të Kupës

No image

Shkëndija do të përballet me Struga Trim&Lum në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është tërhequr shorti për dyshet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. KF Shkëndija për kualifikim në finale do të duhet të kalojë Struga Trim&Lum, të cilët rezultuan rival i rradhës në këtë garë.

Ndeshja e parë do të luhet në Strugë më 8 prill në orën 15:30, ndërsa takimi i kthimit në Tetovë është caktuar për datën 6 maj në orën 16:00.

Share Now

Related Post