Skuadra transferohet në Ohër

No image

Shkëndija lë Tetovën për të vijuar përgatitjet dimërore shtatë ditët e ardhshme në Ohër. I riu Ensar Luma është emër ri në ekipin e parë pasi avansohet nga skuadra U19, ndërsa Shqiprim Taipi dhe Shpend Asani vazhdojnë huazimin te Shkupi edhe për gjashtë muaj. Në Tetovë mbeten Abdurahimi dhe Asani.

 

Kuqezinjtë kanë mbyllur fazën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe prej sonte skuadra transferohet në Ohër ku do të vijojë stërvitjet 7-të ditët e ardhshme. Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e planprogramit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike. Në Ohër do të punohet nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren. Trajneri Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brënda grupit.

Risi në mesin e futbollistëve është prania e të riut Ensar Luma, i cili me rekomandim të stafit teknik nga ekipi U19 ka kaluar në skuadrën e parë. Klubi vendos që Shqiprim Taipi dhe Shpend Asani të jepen në huazim te FC Shkupi edhe për gjashtë muajt e ardhshëm.  Ndërkohë jashta listës së futbollistëve për në Ohër kanë mbetur Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani të cilët do të vijojnë stërvitjet individuale në Tetovë, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik për pjesën pranverore të sezonit.

 

Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Ohër janë:

Portierë:
Kostadin Zahov
Saladin Mustafi
Bekim Rexhepi
Artan Iljazi

Mbrojtës:
Bllagoja Todorovski
Mevlan Murati
Olsi Teqja (Alb)
Egzon Bejtullai
Ylber Beqiri
Mevlan Adili
Ardian Cuculi

Mesfushorë:
Sabit Bilali
Besmir Bojku
Enis Fazlagic
Ennur Totre
Armend Alimi
Arbin Zejnullai
Ferhan Hasani ©

Sulmues:

Stenio Junior (Bra)
Ensar Luma
Marjan Radeski
Besart Ibraimi
Shefit Shefiti
Izair Emini