Shqipëria U21 me ftesë për Omar Imerin

No image

Sulmuesi anësorë i Shkëndijës merr ftesë për tu bashkuar me shpresat kuqezi për ndeshjet eliminatore me Spanjën dhe Estoninë. Ndërkohë Leard Sadriu grumbullohet me Kosovën U19.

Forma e mirë që po kalon me Shkëndijën ka bërë që Omar Imeri të futet në radarët e përfaqësueses U21 të Shqipërisë. Stafi teknik i shpresave kuqezi në krye me Alban Bushin vlerësojnë paraqitjet pozitive të Imerit, duke vendosur ta marrin në kombëtaren e re.

Federata shqiptare e Futbollit zyrtarisht ka dërguar ftesë për Omar Imerin të cilin e kërkojnë tu bashkohet për dy ndeshjet e rradhës në kualifikimet për Kampionatin Europian për të rinjë. Shqipëria U21 më 11 tetor luan si vendase me Spanjën U21, ndërsa pesë ditë më vonë (16 tetor) pason transferta me Estoninë U21.

➡️ MaYa.mk

Përveç Omar Imerit që merr ftesë nga Shqipëria U21 dhe paraprakisht Ennur Totres që u përfshi në listën e Maqedonisë U21, në adresë të Shkëndijës ka mbëritur ftesë edhe nga Federata e futbollit të Kosovës që planifikojnë Leard Sadriun për në përfaqësuesen U19. Kosova U19 do të jetë pjesë e raundit kualifikues në Hungari ku në formë turneu do të zhvillohen tre ndeshje (Austria-Kosova 10 tetorë, Hungaria-Kosova 13 tetorë dhe Kosova-Slovenia 16 tetorë).