Shpresat e ardhmja e sigurtë e Shkëndijës

No image

Kuqezinjtë shpallen kampionë të dimrit me tre gjenerata në Super Ligën e Maqedonisë, ndërsa të katër gjeneratat janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Klubi i Futbollit Shkëndija nuk nënkupton vetëm ekipin e parë, pasi paralel me punën që bëhet në drejtim të realizimit të ambicieve me skuadrën e seninorëve, vëmendje e madhe i kushtohet shkollës së futbollit (akademisë) prej ku pretendohet në të ardhmen të “prodhohen” talente që do të rriten në futbollistë cilësorë.
Përkushtimi dhe puna profesionale e sistematizuar në mënyrë të drejtë dhe seleksionimi i mirëfilltë jep rezultate evidente në shkollën e futbollit Shkëndija, që len pas një vit 2017 shumë të suksesshëm. Kuqezinjtë dalin kampionë të vjeshtës në Super Ligën e Maqedonisë me gjeneratat U19, U18 dhe U17, ndërsa të njejtat bashkë me U16 janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Shkëndija U19 drejt mbrojtjes së titullit

Kjo gjeneratë vazhdon rrugën e sezonit të kaluar, por me formacion të ndryshuar. Bekim Osmani drejton Shkëndijën U19 drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në këtë kategori, pasi dolën të parët në sezonin e kaluar. Me disa futbollistë që humbën të drejtën të luajnë për shpresat shkaku i kufirit të moshës, Osmani sërish ka komponuar skuadër cilësore që dominoi në gjysmësezonin vjeshtor.
Shkëndija U19 zhvilloi nga 14-të ndeshje ka shënuar 11 fitore, 2 barazime dhe vetëm një disfatë, duke lënë pas Vardarin. Me 35 pikë bindshëm udhëheq renditjen tabelare, ndërsa ka një gol diferencë pozitive prej 39 realizimeve dhe vetëm 12 golave të pranuar.
Alban Rasimi me 13 gola është sulmuesi më i mirë i kësaj gjenerate, ndwrsa ndiqet nga Ensar Luma me 10 realizime.

Shkëndija U18 dominoi në vjeshtë

Skuadra e udhëhequr nga Berat Imeri zhvilloi gjysmësezon shumë pozitiv, duke u ndalur në vend të parë para Vardarit në Super Ligën e Kadetëve.
Me 11 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në 14 takime të zhvilluara Shkëndija U18 kishte ecuri më të mirë se rivalët në këtë kategori, duke zënë vendin e parë me 34 pikë të tubuara. Shkëndija U18 në 14 ndeshje realizoi 29 gola, ndërsa rrjeta u tund në vetëm 9 raste.
Albin Ramadani me 8 dhe Genc Gashi me 7 gola ishin futbollistwt më tw spikatur tw kësaj gjenerate.

Shkëndija U17 ndalet e para

Ecurisë së suksesshme të dy gjeneratave paraprake u bashkohet edhe Shkëndija U17 që udhëhiqet nga Burhan Emrullahu. Ndoshta jo aq bindës, por gjithsesi duke arritur të balansojnë formën në fund të vitit futbollistët e kësaj gjenerate arritën të sigurojnë dimër në pozitën e parë. Shkëndija U17 me nga 30 pikë të tubuara ndan pozitën e parë me Makedonija Gj.P., pasi nga 14 ndeshje të luajtura shënoi 9 fitore, tre herë u ndal me barazim, ndërsa pësoi 2 disfata. Me 36 gola të shënuar kjo gjeneratë ka sulmin më të mirë në këtë kategori. Abdulvahit Ajdini është më i spikatur me 8 gola të shënuar, ndwrsa 6 ka realizuar Mirlind Dauti.