Shkupi-Shkëndija shtyhet për të hënën

No image

Shkaku i angazhimeve në UEFA Europa League me kërkesë të Shkëndijës, FC Shkupi dhe FFM kanë pranuar të shtyjnë për 24 orë ndeshjen e xhiros së dytë të LPFM-së, kështu që në vend të terminit paraprak që ishte të dielën, ndeshja do të luhet të hënën në Çair.

Për shkak të angazhimeve të Shkëndijës në play off të UEFA Europa League dhe ndeshjeve me Milanin, KF Shkëndija ka kërkuar ndryshim të orarit për takimin me Shkupin në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së  Parë të futbollit të Maqedonisë. Stafi teknik ka kërkuar mundësisht pushim për ekipin shkaku i ndeshjeve me rritëm të vështirë, mirëpo për shkak të orarit të ngjeshur në kampionat dhe Kupë takimi ka mundur të zhvendoset vetëm për 24 orë. Kështu përballja Shkupi-Shkëndija do të luhet të hënën në Çair me fillim në orën 17:00.