Shkëndijën në shkurt e presin pesë përballje

No image

Kuqezinjtë po zhvillojnë përgatitjet përfundimtare për fillimin e gjysmësezonit pranveror, ndërsa vetëm muaji shkurt sjell pesë përballje shumë të rëndësishme. Shkëndija nis më 14 shkurt me Vardarin për të vazhduar me transfertat me Shkupin dhe Vardarin në Kupë, si dhe sfidat si vendas me Akademia Pandevin dhe Pobedën.

 

Pas rikthimit nga Antalia të dielën, futbollistët janë lënë të lirë për tre ditë, ndërsa nga e enjtja vazhdojnë me seanca stërvitore për të tempuar formën për sfidën e parë zyrtare të vitit 2018.