Shkëndija vendoset në Slloveni për fazën e dytë përgatitore

No image

Të mërkurën në mbrëjme ekipi ka udhëtuar drejt Rogashka Sllatinës së Sllovenisë ku deri më 24 qershor do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve, ndërsa janë paraparë tre ndeshje kontrolluese. Nderim Nexhipi dhe Karlinjo Rech nuk janë me ekipin, pasi pritet që të dy të gjejnë skuadra tjera.

2

Shkëndija ka lënë Tetovën dhe 16-të ditët në vijim do të qëndrojë në Rogashka Sllatina të Sllovenisë për fazën e dytë përgatitore. Kjo qendër ofron kushte të shkëlqyeshme për punë për këtë periudhë vjetore dhe ‘kuqezinjtë’ për të dytin vit me rradhë nuk ndryshojnë lokacion për përgaqitjet verore. Me skuadrën nuk kanë udhëtuar mesfushori Nderim Nexhipi dhe mbrojtësi brazilian Karlinjo Rech, të cilët janë në kërkim të ndryshimit të ambientit dhe me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen, ndërsa stafi teknik ka vendosur që edhe në sezonin e ri në huazim të shkojnë Demir Imeri, Besmir Bojku, Ersin Fetahi dhe Bashkim Lama.
Ekipi në Slloveni do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve, ndërsa përmes tre ndeshjeve kontrolluese me kundërshtar kualitativ që janë në nivel të rivalëve të mundshëm në raundin e parë të Liga Evropës. Kështu më 15 qershor Shkëndija zhvillon testin e parë me Domzhalen e Sllovenisë më 18 qershor kundërshtar i ‘kuqezinjëve’ do të jetë skuadra nga Bundesliga austriake Wofsberger AC, ndërsa prova gjenerale para Liga Evropës do të jetë më 22 qershor kundër Lokomotiv Zagrebit nga Kroacia.

 

Lista e futbollistëve dhe stafit që udhëtuan për në Slloveni:
Marko Jovanovski, Kostadin Zahov, Besir Nuhii (portierë), Egzon Bejtulai, Alem Merajiq, Artim Polozhani, Stefan Vujçiq, Ardian Cuculi, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Armend Alimi, Ervin Jusufoviq, Blagoja Todorovski, Besir Demiri, Nildo Victor Juffo, Shpend Asani, Ennur Totre, Mevlan Murati, Shqiprim Taipi, Arbin Zejnullai, Enis Fazlagiq, Marjan Radeski, Shefit Shefiti, Ard Kasami, Stenio Junior (futbollistë).
Bruno Akrapoviq (shef i stafit teknik), Jeton Beqiri dhe Erhan Selimi (ndihmës trajnerë), Armend Elezi (trajner i portierëve), Metin Dalip (trajner kondicional), Festim Ademi (koordinator), Dritan Bexheti (mjek), Bekim Alija dhe Erxhan Rushiti (fizoterapeutë), Ramadan Sinani (ekonom), Sefedin Asani dhe Reshit Muharemi (shoferë).

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.