Shkëndija vendoset në Gent të Belgjikës

No image
Ekspedita ‘kuqezi’ të martën pasdite ka udhëtuar drejt Belgjikës, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në grupet e Liga Evropës kundër Gentit.
 4
Shkëndija tani më gjendet në Gent të Belgjikës, ku të enjten do të luajë takimin e parë të play-offit të Liga Evropës. Ekipi të martën pasdite me fluturim çarter udhëtoi për në Belgjikë dhe në orët e mbrëmjes u vendos në hotelin ‘Holiday Inn Express’.
3
2
5
Skuadra është e kompletuar dhe me atmosferë të mirë priten duelet e reja Evropiane, ku Shkëndija këtë verë ka shkëlqyer duke eliminuar ekipe me renome si Krakovia (Poloni), Neftchi (Azerbajxhan) dhe Mllada Boleslav (Republika Çeke).
Të mërkurën në orën 20:10 në press konferencën zyrtare do të paraqiten trajneri Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani, ndërsa nga ora 20:30 ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Ghelamco Arena’.
Përballja Gent-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 20:30.