Shkëndija u kthehet detyrave kampionale ndaj Shkupit

No image

“Kuqezinjtë” të hënën në orën 17:00 përballen në transfertë me Shkupin në takimin e vlefshëm për xhiron e dytë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Ndërmjet dy përballjeve të luksit me Milanin në UEFA Europa League, Shkëndija të hënën u kthehet obligimeve në kampionat ku pason xhiroja e dytë e LPFM-së. “Kuqezinjtë” në Çair do të luajnë përballë Shkupit në një takim ku kërkohet fitore e re për të vazhduar atë që u nis xhiron e parë me triumfin 2:0 përballë Vardarit. Ndeshja me Shkupin duhej të luhet të dielën, por u shty për 24 orë me kërkesë të Shkëndijës  shkaku i angazhimeve në Europë. Trajneri Osmani bashkë me stafin teknik kanë punuar në rikuperim të skuadrës dhe për ndeshjen me Shkupin përveç Vujçiçit të lënduar kanë në dispozicion të gjithë futbollistët. Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të hënën në stadiumin  në Çair, me fillim në orën 17:00.

GALLERY