Shkëndija U 19 të martën në Shkup pret FC Nitran

No image

Shpresat kuqezi të martën luajnë ndeshjen e kthimit të raundit të parë të UEFA Youth League, format i Ligës së Kampionëve për të rinjë. Shkëndija U 19 – Nitra U 19 luhet në terrenin e kompleksit të FFM-së me fillim në orën 14:30, ndërsa shpresat tona synojnë përmbysjen e negativës 1:0 nga ndeshja e parë. 

Shkëndija U 19 të martën në Shkup zhvillon takimin e kthimit të raundit të parë të UEFA Youth League, përballë skuadrës sllovake FC Nitra. Kuqezinjtë si kampionë të vendit për herë të parë marrin pjesë në këtë garë, format i Ligës së Kampionëve për kategori të reja. Ndeshja e parë në Sllovaki më 27 shtator përfundoi me fitore 1:0 të Nitras, por kuqezinjtë besojnë fuqishëm se mund të arrinë të përmbysin këtë rezultat për të avansuar në raundin e rradhës ku pason duel me fituesin e duelit ndërmjet Liepajas së Lituanisë dhe Shakhtyor Soligorsk nga Bjellorusia.
Shkëndija U 19 – Nitra U 19 luhet të martën me fillim në orën 14:30 në terrenin e qendrës stërvitore të Federatës së futbollit të Maqedonisë në Shkup.