Shkëndija U 19 pjesë e grupeve të Champions League

No image

Shpresat e Shkëndijës si kampione të Maqedonisë kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e fazës së grupeve të Champions League për të rinjë, që njihet me emrin UEFA Youth League. Kjo është hera e parë dhe historike që “kuqezinjtë” do të luajnë në grupet e një kompeticioni europian.

Shkëndija U 19 do të luajë në grupet e UEFA Youth League, format i Champions League për të rinjë. Duke fituar titullin e kampionit në Super Ligën e Maqedonisë për të rinjë, shpresat e Shkëndijës ishin në pritje të epilogut të disa ndeshjeve të ekipeve A në play off të Champions League, pasi UEFA pikërisht përmes koeficientëve të skuadrave që kualifikohen në grupet e Champions League për të rritur fiton listën e ekipeve shpresa që do të luajnë në grupe. Kështu pas epilogut të takimeve të mbrëmshme u bë e ditur se Shkëndija përfundimisht fiton të drejtën për të qenë pjesë e grupeve të UEFA Youth League, ndërsa konfirmimi erdhi sot nga UEFA që përmes Federatës së futbollit të Maqedonisë njoftoi se Shkëndija U 19 si kampione e vendit do të jetë pjesë e fazës së grupeve.

Kjo është mirënjohja e rradhës për punën që bëhet në KF Shkëndija, ku paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe i kushtohet edhe punës me kategoritë e reja.