Shkëndija U 19 mundet minimalisht nga Nitra e Sllovakisë

Shpresat e Shkëndijës kanë pësuar disfatë minimale 1:0 në Sllovaki në duelin e parë të UEFA Youth League. Revanshi luhet më 17 tetor në Shkup.

Shkëndija U 19 ka debutuar me humbje në UEFA Youth League, version i Champions Leagues për futbollistë të moshës nën 19-të vjeçare. “Kuqezinjtë” zhvilluan një pjesë të parë të mirë kur kishin disa mundësi shënimi, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetën e skuadrës sllovake. Në fraksionin e dytë Nitra u shfaq më dominuese, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Shkëndijën e mbante në lojë portieri Artan Iljazi me disa pritje të sigurta, mirëpo nuk mundi të bëjë asgjë në minutën e 49-të kur Kosa godet saktë me kokë pas një harkimi në zonë, duke u dhënë vendasve epërsi 1:0 që në fund i tregua të jetë rezultati final i takimit. Edhe pse të mundur, shpresat e Shkëndijës do të kenë mundësi për të përmbysur këtë rezultat kur më 17 tetor në Shkup zhvillojnë ndeshjen e kthimit përballë Nitra-s.

NITRA U19 – SHKËNDIJA U 19 1:0 (0:0)
Stadiumi i FC Nitra në Nitra të Sllovakisë
Golashënues:
Kosa 49′ (Nitra)
SHKËNDIJA: Iljazi, Aliti, Beqiri, Imeri (Mislimi), Osmani, Zejnullai, Fazllagiç, Luma (Sherifi), Rexhepi (Gafur), Shefiti, Rasimi.
Trajner: Bekim Osmani

Share Now

Related Post