Shkëndija U 19 fiton 4:2 Vardarin U 19

Shpresat e Shkëndijës kanë shënuar fitore bindëse 4:2 përballë moshatarëve të tyre të Vardarit, duke marrë të vetmuar kryesimin e Super Ligës për të rinjë pas tre xhirove të zhvilluara.

Shkëndija U 19 vazhdon marshin e sigurtë në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë. Të përzgjedhurit e trajnerit Bekim Osmani kanë shfaqur një tjetër paraqitje prej kampioni, duke deklasuar 4:2 Vardarin sot në kuadër të xhiros së tretë të kësaj kategorie. Xhevat Sherifi pas vetëm 8-të minutave lojë shënoi për epërsi të Shkëndijës, ndërsa barazimit të përkohshëm të miqve i tha jo Arbin Zejnullai i cili shënoi për 2:1 pesë minuta para fundit të pjesës së parë. Alban Rasimi në minutën e 50-të shënoi për 3:1, ndërsa Vardari arriti të zbusë në 3:2 me anë të Dishlievskit. Rezultatin përfundimtar Shkëndija 4, Vardari 2 e vendosi Ensar Luma në minutën e 85-të të takimit. Kështu shpresat “kuqezi” që për disa ditë do të debutojnë në eliminatoret e UEFA Youth League kundër Nitras së Sllovakisë, kanë ruajtur efektin e 100% pas tre xhirove të zhvilluara në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë dhe me 9-të pikë mbajnë të vetmuar vendin e parë në renditjen tabelare.

SHKËNDIJA U 19 – VARDARI U 19 4:2 (2:1)
Golashënues: 1:0 Sherifi 8’, 1:1 Kolevski 25’, 2:1 Zejnullai 40’, 3:1 Rasimi 50’, 3:2 Dishilievski 70’, 4:2 Luma 85’
SHKËNDIJA U 19: Iljazi, Aliti, Osmani, Fazllagiq, Beqiri, Imeri, Luma, Rexhepi, Rasimi, Zejnullai, Sherifi.
Luajtën edhe: Loki, Ramadani dhe Gafuri.
Trajner: Bekim Osmani

Share Now

Related Post