Shkëndija U 19, Fazllagiq inspirues i fitores ndaj Renovës

No image

Dy gola të Enis Fazllagiqit dhe një realizim i Ensar Lumas i kanë dhënë skuadrës së shpresave të Shkëndijës fitoren 3:1 përballë Renovës.

 Shkëndija vazhdon ecurinë e 100% në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë. Në kuadër të xhiros së 5-të “kuqezinjtë” mundin moshatarët e tyre të Renovës me rezultat 3:1 në një ndeshje ku me dy gola shkëlqeu Enis Fazllagiq. Takimi nuk filloi mirë për të përzgjedhurit e Bekim Osmanit, pasi që panë veten në disavantazh në minutën e 25-të kur Çakri shënoi për epërsi 0:1 të Renovës. Negativa nuk ndryshoi rritmin e Shkëndijës, që vazhdoi të sulmojë dhe në minutën e 37-të gjërat u kthyen në fillim kur Fazllagiq shënon për 1:1. Pjesa e dytë foli për Shkëndijën që luante, krijonte raste dhe arriti të shënojë dy herë. Pas një ore lojë sërish Fazllagiq gjen rrjetën, tani për avantazh 2:1, ndërsa çdo dilemë rreth fituesit zgjodhi Luma në minutën e 74-t kur vulosi rezultatin përfundimtar 3:1.

SHKËNDIJA U 19 – RENOVA U 19 3:1 (1:1)
Golashënues: 0:1 Çakrri 25’, 1:1 Fazllagiq 37’, 2:1 Fazllagiq 60’, 3:1 Luma 74’
SHKËNDIJA U 19: Iljazi, Aliti, Osmani, Fazllagiq, Beqiri, Imeri, Luma, Gafur, Rasimi, Zejnullai, Sherifi.
Luajtën edhe: Mislimi, Rexhepi, Ramadani, Loki, Ibrahimi dhe Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani