MATCH REPORT U18 | Shkëndija U 18 mbyll sezonin me fitore

Xhiroja e 22-të dhe e fundit ka sjellë fitore 3:0 për ekipin U 18 kundër Pelisterit. Alban Rasimi dy herë dhe një gol i Ardit Osmanit sollën fitore për “kuqezinjtë” e drejtuar nga Bekim Osmani, të cilët mbyllin sezonin me fitore të merituar.

Skuadra U 18 e Shkëndijës ka mundur Pelisterin me rezultat bindës 3:0 në takimin e xhiros së 22-të dhe të fundit në Super Ligën e Maqedonisë për Kadetë. “Kuqezinjtë” nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi pas vetëm 9-të minutave lojë, kur Alban Rasimi shënoi për 1:0. Shkëndija vazhdoi të dominojë, mirëpo deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim dhe në pauzë skuadrat shkuan me epërsi minimale për “kuqezinjtë”.

Në fraksionin e dytë sërish loja foli për Shkëndijën që pas disa rasteve të humbura gjeti golin e dytë në minutën e 65-të, me autor të njëjtë si në të parin, Alban Rasimi. Rezultati final i ndeshjes 3:0 u vulos në minutën e 77-të kur Ardit Osmani për herë të tretë mposhti portierin e Pelisterit. Shkëndija U 18 përfundon sezonin në pozitën e 7-të në renditje, me 36-të pikë të grumbulluara.

Share Now

Related Post